Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë me gazetarët ka bërë një thirrje për partitë politike.
Celibashi tha se partitë politike duhe t’iu garantojnë qetësi numëruesve dhe duhet të tregojnë vetëpërmbajtje.
“Partitë politike duhe t’iu garantojnë qetësi numëruesve. Deklarimet për rezultatet paraprakisht janë pa vlerë. Është me rëndësi që të ketë vetëpërmbajtje. Kemi infrastrukturën për transparencë të procesit. Nëse bëjnë të gjithë atë që kërkon ligji rezultatin do ta kemi të martën pasdite sipas afatit”, theksoi ai.