Kristi Dragot, një personazh me të cilin publiku shqiptar u njoh edhe më tepër nëpërmjet reality show-t ‘Big Brother VIP’, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’.
Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku, ai e konsideroi qëndrimin ne BBV si traumatik dhe shkatërrues. Më pas ai i bëri një kamera të fshehtë babait të tij Robert Aliaj, ku i tha se një djalë homoseksual po e prekte, dhe nuk dinte çfarë të bënte.
Por pas shumë momenteve gazmore, Kristi zbuloi dhe një pjesë të kaluarës së tij që nuk dihej më parë nga mediat. Pikërisht, mosha më kritike për çdo person, siç është adoleshenca. Ndër të tjera ai bëri një deklaratë për Luiz Ejllin. Ai tha se do të donte ta kishte të ftuar në një ndeshje boksi, madje kishte siguri të plotë se do të fitonte.
“Kam kohë që dua të sjell sfida të tilla. Ndeshje boksi mes dy personazheve. Unë do të doja të kisha përballë Luizin. Jo vetëm që do të fitoja, por jam i sigurt që do ta shkatërroja”, u shpreh Kristi.
A ke eksperimentuar ndonjëherë me lëndët narkotike?
Kristi Dragot: Po, absolutisht. Është pjesë e adoleshencës dhe ke nevojë të kuptosh që nuk janë gjithmonë gjëra pozitive.
Konkretisht, cilën ke provuar?
Kristi Dragot: Hashashin dhe nuk më pëlqeu sepse më bëri paranonjak. Më bëri një Krist që nuk doja të isha, dhe mua më pëlqen ky që jam.