E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sezoni i ri turistik në Vlorë çelet me parfumin e  mbetjeve që digjen
Denoncime

Sezoni i ri turistik në Vlorë çelet me parfumin e mbetjeve që digjen

VIDEO

Vlorës i ka ecur më në fund! Me sukses të plotë është çelur sezoni i ri turistik këtë herë me një ofertë të re në paketën “All Inclusive”: re tymi direkt nga fusha e mbetjeve në periferi. Qyteti ka vendosur të konkurrojë jo vetëm me plazhet, por edhe me aromat! Nuk është më thjesht era e detit që i pret pushuesit, por edhe një “cloud” i dendur tymi që vishet mbi lagje si mjegull londineze… por me shije plehrash.

Ndërkohë që turistët gëzohen me rrezet e para të diellit, banorët marrin frymë me kujdes , jo për ndonjë rit yoga por për të mos u helmuar nga oksidet që autoritetet “nuk i kanë vënë re ende”. Nuk raportohet për të lënduar… ende, por frymëmarrja falas në Vlorë po bëhet gjithnjë e më shumë luks.

Sa për shkaqet e zjarrit? Ashtu si çdo vit mbeten mister i mbrojtur nga heshtja institucionale dhe nga ndonjë tender i rastësishëm për “trajtim inertesh me zbatim ekologjik”.

Se ç’po digjet dhe pse? Këtë e dinë vetëm zorrët tona që digjen bashkë me to.

Turizëm i qëndrueshëm? Po, me tym, në plehra, në paaftësi dhe në indiferencë. Bravo Vlora! Sezoni nisi me tym e flakë mbetjesh!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.