E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriza e energjisë mbaroi, por ende nuk është mbyllur fatura financiare e saj
Lajme

Kriza e energjisë mbaroi, por ende nuk është mbyllur fatura financiare e saj

 Ola Xama 

KESH planifikon të paguajë 68 milion usd për qiranë e dy termocentraleve lundruese, të cilat u morën nën umbrellën e emergjencës që shkaktoi kriza, pikërisht për të ulur kostot e saj. Kriza ka përfunduar dhe në bregun e Vlorës qëndrojnë dy asete që kërcënojnë çdo ditë mjedisin e qytetit dhe buxhetin e KESH.

Kontrata është hartuar në mënyrë krejtësisht të njëanshme sa i takon interesave të Korporatës Elektroenergjitke, por ‘fati’ e ka dashur që gjendja e anijeve Tec të jetë në pikën që askush nuk po arrin dot t’i vendosë në punë dhe të certefikojë kalimin e testeve në mënyrë që të nisin pagesat.

Ish-ambasadorja Yuri Kim dhe Zv/kryeministrja Belinda Balluku
Ish-ambasadorja Yuri Kim dhe Zv/kryeministrja Belinda Balluku

Disa javë më parë, tubi i furnizimit të anijeve me lëndë djegëse pësoi çarje, duke i dhënë dhe një shans të fundit KESH për t’u tërhequr nga kontrata me arsyen se qiradhënësit nuk kanë përmbushur detyrimet kontraktuale.

Por nuk ndodhi kështu, punimet për riparimin e defekteve vazhdojnë, ndërkohë që rrezikojmë të paguajmë 45.5 milion usd qira dhe 22.5 për operimin e dy asete që vlerën kontabël do ta kenë 0!

Fatura e blerjes së anijeve nga Excelerate Energy është 15 milion usd, vlera kontabël sipas kontratës së firmosur mes KESH dhe kompanive Excelerate dhe Renco për sigurimin e tyre është 20 milion usd, ndërsa vlera e amortizimit vjetor sipas bilancit të depozituar nga vetë kompania është 7 milion usd në vit.

Pra vitin që vjen, do të paguajmë qira për dy asete pa vlerë dhe të paktën 100 milion usd për mazutin që është lënda me të cilën punojnë asetet termike. Këtyre shpenzimeve i shtohen dhe ato të kontratës së sigurimit me vlerë 2 mln usd, 8.2 milion usd që po shpërdorohen për marrjen me qira të depozitave të lëndës djegëse dhe 2.4 milion usd të tjera që janë paguar nga Korporata për taksat doganore dhe vajin lubrifikues.

Përfituesi i dhjetra milion dollarëve nga paratë e qiradhënies është kompania offshore me bazë në Delaware të SHBA, Excelerate Energy Limited Partnership. Kësaj firme askush nuk i njeh pronarin, por u prezantua nga zv/kryeministrja si kompania Excelerate Energy, një shoqëri tjetër me bazë në Texas.

Tani ose zv/kryeministrja ka gënjyer, ose KESH ka ngrënë dardha pas krahëve të saj!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.