E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kronikë nga çmendina jonë e madhe Shqipëri
Lajme

Kronikë nga çmendina jonë e madhe Shqipëri

Naim Noka

Ky vend është një “çmendinë e madhe” që pret zgjidhje vetëm nga SPAK.  Lexoni lajmet  ne media

1- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj 6 orë në SPAK për bisedime kokë më kokë për Inceneratorin e Tiranës që nuk egziston por çdo muaj gllabëron miliona nga taksat tona.

2-Vëllai i Edi Ramës  në SPAK  për dosjen  e drogës “Xibraka” e kallëzoi Gaz Bardhi i Rithemelimit

3-Zv/ kryeministrja Belinda Balluku  tre orë në SPAK për aferën  e inceneratorëve.

Një VKM  me nr 111/2022, i  hoqi përgjegjesinë e mbetjeve nga ministria e Infrastruktures dhe e la jetime.

Kjo hile, e cila praktikisht e la inceneratorin e Tiranës pa mbikqyrje për zbatimin e kontratës, nuk ishte e rastësishme. Ajo erdhi pas një periudhe të gjatë të shkeljes së ligjit, e cila këtë të mërkure e çoi Belinda Ballukun në dyert e SPAK për t’ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve mbi inceneratorin e Tiranës.

4-Kryeministri Rama akuzon SPAK-un sërish se përse nuk heton Gaz Bardhin  për kallzim të rremë ndaj vëllait të tij Olsi Rama.

5-Ilir Meta nuk po përdor më shprehjen SPAKU – TARALLAKU!

6-Analistët,  grijnë sallatë me pesticide  nëpër  “ekranet e qeverisë” duke parashikuar  se në të ardhmen ,SPAK-u do të arrestojë ca njerëz, që do të shkojnë në burg me pranga.

Mediat online publikojnë  lajmet  me “parashikime  bombë”.(Në fakt SPAK  nuk e di as vetë  kë të hetojë më parë!)  Vjedhjet e milionave  shtohen dita-ditës në bashki dhe institucione.

7- Skemat mashtruese të Micro Credit Albania, Gent Sejko paraqitet nesër në SPAK. Mbi 19 mijë kreditorë në duar të disa mashtruesve që paguhen me taksat e qytetarëve.

8- Ambasadori  i BE-së  drekoi në  Resortin e vëllait të Taulant Tushes në Kashar, i financuar nga AZHBR.

9-Edi Rama nuk heq dorë nga Amnistia Fiskale; akt normativ për të transferuar milionat e zeza të pushtetarëve dhe trafikantëve

10- ‘Kokat’ e krimit  në shënjestër të SPAK! Nga klani “Duka” te Endrit Dokle dhe ish-deputeti i PS.

11-Zbulohet skema e re që tejkalon edhe 5D. Arben Maloku përfitoi 34 mln euro tendera nga Veliaj

12- SPAK sot  do të goditej shtabi elektoral i PS, por operacioni u dekonspirua! Një deputet i Durrësit pritet të ndalohet

13- Berisha pret  të japë dorëheqje  gjyqtarja me tre emra  duke trumpetuar fitoren  e opozitës nga arresti shtëpiak çdo mbrëmje…!

14- Basha  jep mbështetje të plotë për SPAK në luftën ndaj korrupsionit nga selia me qira dhe me vulë të njomë.

Të dashur lexues, kemi humbur busullën e prosperitetit dhe qytetarit normal europian që do të jetojë në këtë dhe.

Atdheu ynë në duart e hajdutëve dhe horrave në të gjitha nivelet e pushtetit.  Të gjithë e kanë mendjen sapo futen në zyrë kap çfarë të kapësh.  Na u bë lëkura shollë nga skandalet , turpet, dhe anomalinë  që na ndjek në çdo hap të jetës tonë. Ju lutem të  ruani  pasurinë e vetme që po tronditet  ndjeshëm, shëndetin mendor.  Eshtë vetmja pasuri që nuk e blen dot as me milionat e vjedhura  nga pushtetaret socialistë prej një dekade.   Në këtë vend të bukur  por i 1001 çudirave,  mund të rrezikoni  seriozisht shëndetin mendor. Harrova t’iu them dhe një gjë të fundit; asgjë e re nga ambasadorokracia  perendimore, deri në ardhjen e ambasadori të ri amerikan në Shqipëri David J. Kostelancik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.