Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, paraqitet në SPAK
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e thirrjes së tij në SPAK, ndërsa detajet pritet të bëhen publike në vijim, pas përfundimit të veprimeve procedurale.
Paraqitja e Golemit në Prokurorinë e Posaçme vjen në një kohë kur SPAK po vijon hetimet për çështje të ndryshme që lidhen me funksionarë publikë dhe pushtetin vendor, megjithatë ende nuk është e qartë nëse kryebashkiaku i Gjirokastrës është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, dëshmitarit apo në një status tjetër procedural.
Mbetet për t’u parë në orët në vijim nëse do të ketë një reagim zyrtar nga SPAK apo nga vetë kryebashkiaku Flamur Golemi lidhur me paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



