Ylli Manjani
Nuk ka Rus, Çeçen, Bullgar apo Taxhikistanas që të marrë medalje olimpike më të lartë se shqiptari Erion Veliaj.
E do për rrens, medalje ari merr.
Po për harxhim paresh publike pa bërë punë? Medalje ari merr.
Është zyrtari lokal që ka administruar buxhetin më të madh në vend dhe nuk ka bërë ende një vepër publike madhore, fjala vjen të sigurojë ujë të pijshëm 24 orë apo të mbledhë ujrat e zeza të qytetit. Paret i harxhoi ndërkohë. Dhe për këtë meriton medaljen olimpike “rrush e kumblla” dhe medaljen “bli media e portale”.
Por medalja super olimpike “incenertori i artë” është klasike.
Kërkoi me ngulm incenerator dhe e mori. Rrejti ashiqare kur dha dakordësinë në emër të gjithë qarkut. Për këshillin bashkiak të Tiranës as pyeti fare. Nxorri lekët publike për ta bërë dhe sot e kësaj dite nuk e bëri.
Medalja bëhet edhe më e madhe kur sheh se arrestohen, gjykohen e dënohen shumë persona që skanë lidhje, ndërsa Ai që ka bërë zullumin jo!!!
Hë nuk janë olimpike këto gjëra?
Super medalje është hajnia, posi!
Edhe në radhët e hajnave këto të këtij janë medaljet më e larta që mund të marrë një zyrtar publik.