E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Do dalin mesazhet, unë me Ramën ia kemi futur Metës
Lajme

Kryemadhi: Do dalin mesazhet, unë me Ramën ia kemi futur Metës

Pas përfundimit të një seance paraprake në SPAK, ish-deputetja Monika Kryemadhi foli për mediat lidhur me hetimet dhe ekspertizën që po zhvillohet nga prokuroria.

Kryemadhi u shpreh se në kuadër të hetimit do të verifikohen edhe komunikimet e saj me kryeministrin Edi Rama, duke përmendur konkretisht mesazhe që, sipas saj, datojnë që nga viti 2014.

Sipas ish-deputetes, ekspertiza do të përfshijë një analizë të gjerë të komunikimeve dhe zhvillimeve politike të asaj periudhe.

Gjatë deklaratës së saj para mediave, ajo bëri edhe një koment lidhur me procesin politik që çoi në zgjedhjen e Erion Veliaj si kryetar i bashkisë së Tiranë.

“Do t’i shohim të gjitha, edhe mesazhet. Do shohim edhe si e kemi zgjedhur Erion Veliajn kryetar bashkie. Ia kemi futur Ilir Meta sepse ai donte Blendi Klosi, ndërsa unë doja Erion Veliajn”, u shpreh Kryemadhi.

Deklaratat e saj vijnë në një moment kur hetimet e SPAK ndaj figurave të njohura politike vijojnë të jenë në fokus të opinionit publik dhe të debatit politik në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.