Monika Kryemadhi i është drejtuar gjykatës së Posaçme për ta informuar për ecurinë e cështjes hetimore ndaj saj dhe bashkëshortit ish-presidentit Ilir Meta. Ajo kërkon dhe të njihet me të gjithë fashikujt e dosjes. Njëherazi kerkon revokim mase sigurie.
Deputetja Kryemadhi nuk do të jetë e pranishme, pasi merr pjesë në Unionin Parlamentar, por do të përfaqësohet nga avokati. Kryemadhi dhe Ilir Meta janë nën hetim per korrupsion, pastrim parash e fshehjes pasurie. Nga burgu Ilir Meta synon mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit nga lista e hapur në Tiranë, ndëra Kryemadhi është larguar nga jeta politike. Çifti u nda pas afro 3 dekadash martesë.