E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja  Anila Denaj më në fund shkarkon drejtorin  e AKU së Tiranës
Lajme

Ministrja Anila Denaj më në fund shkarkon drejtorin e AKU së Tiranës

Shkarkohet nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Tiranë, Fatjon Pasholli. Burime bëjnë me dije se në vend të Pashollit është komanduar Alketa Hoxha. Kjo e fundit ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU e Përgjithshme.

Shkarkimi i Pashollit vjen pasi pak ditë pasi në treg u hodh fileto pule me salmonelë, por edhe luleshtrydhe me pesticide.

Viti 2025 ka nisur me një sërë rastesh që kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore që nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan në fakt kishin dalë në treg.

Më pas ishte rasti i peshkut të identifikuar me parazit, që pasoi me ngarkesën e madhe të mishit me salmonelë që erdhi nga Brazili, dhe u shit në tregun vendas një pjesë. Ndërsa përgjatë muajit shkurt, mars dhe ditët e para të prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide janë kthyer në rrezik për konsumatorët pasi janë me pesticide.

Me sa duket Ministrja Anila Denaj po mundohet të shpëtoj veten duke shkarkuar Pashollin nga pozicioni i drejtorit  të Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.