Kryemadhi: Në marrëveshje me Ramën , Basha ishte i paeksperiencë.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur mbrëmjen e sotme se besoj tek krye i PD-së, Lulzim Basha. Duke folur në OraNews, Kryemadhi u shpreh se në marrëveshjen e 18 majit me Edi Ramën, Basha tregoi se i mungonte eksperienca e duhur politike.
Pjesë nga intervista e Monika Kryemadhit:
Ju besoni tek z. Basha apo i qëndroni deklaratave të z. Meta se ai gënjen edhe për orën?
Unë besoj tek z. Basha. Besoj tek ambicia që ka ai për të ardhur në pushtet. Nuk do të dëshiroja ta besoja kurrë se ai ia ka me hile vetes së tij. Pavarësisht se mungesa e eksperiencës në politikë në marrëveshjen me Edi Ramën e bëri që të krijonte probleme për veten e tij në zgjedhjet që kaluan. Unë mendoj se ai është në të njëjtin pozicion siç ishte Ilir Meta në vitin 2007 kur Edi Rama e përdori LSI-në për të marrë mandatin dhe pastaj bëri ato ndryshimet kushtetuese.
Do t’ia falni z. Basha të gjitha fjalimet kundër LSI-së?
Çfarë ndodhi në fakt?! Fitoi Edi Rama. Lulzim Basha u bë kamxhik në dorën e Ramës për të goditur LSI-në. Besoj te z. Basha sepse nuk mendoj se ai do ta dëshironte kurrë që ky vend të qeveriset nga krimi i organizuar. Edhe ai mendon që fëmijët e tij t’i rrisë në Shqipëri.
Pra kemi të bëjmë me një politikan të mashtruar dhe të penduar sipas jush?
Unë them që z. Basha u mashtrua. Ndoshta edhe ndërkombëtarët ndikuan për të vendosur të vetëm në një cep, duke pasur parasysh që paketa e McCallister ishte më e mirë se ajo e Hoyt Yee. Z. Basha do të kishte më shumë kontroll mbi zgjedhjet.
Mendoni se do të ketë një marrëveshje tjetër Rama-Basha?
Mendoj se do t’i fundoste të dy.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



