E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministër hiqi trarët në veri!
Lajme

Kryeministër hiqi trarët në veri!

Edi Rama po përpiqet ta justifikojë një tjetër rrugë me pagesë në veri të vendit me mitin e “Korridorit Blu”, i cili në realitet është një gënjeshtër.

BE nuk e ka miratuar këtë projekt sepse qeveria e Shqipërisë nuk ka paraqitur asnjë projekt konkret, ashtu siç ka bërë Kroacia, e cila ka ndërtuar rrugën bregdetare me fondet europiane. Segmenti i sapo inaguruar Kashar-Thumanë është thjesht një supermarkatë miliardash, ku shqiptarët do të duhet të paguajnë, pa e ditur saktësisht sa është pagesa. Një rrugë që nuk është diskutuar dhe konsultuar as për tarifën dhe as për mënyrën e pagesës nga qytetarët, të cilët tashmë paguajnë një taksë të lartë për infrastrukturën në çdo litër karburant.

Secili paguan 30 cent për çdo litër karburant, dhe nëse mbush 20 litra paguan 2 euro. Me taksën e Kashar-Thumanë që do të jetë minimalisht 2.1 euro dhe mesatarisht 3 euro, kjo taksë shkon në 5 euro, dhe bashkë me rrugën e Kombit shkon në 12 euro.

Kjo është një barrë që nuk ka asgjë fiskale, por duket si një haraç politik për të penalizuar çdo person që udhëton në veri të Shqipërisë. Kjo politikë e diabolike është e menduar mirë për një objektiv të qartë dhe të shënjestruar. Veriu i Shqipërisë, i cili ka një vlerë të shtuar ekonomike për shkak të turizmit dhe pasurive natyrore, po përjeton një zhvillim të madh. Turistët e huaj dhe shqiptarët e Kosovës po vizitojnë më shumë Velipojën, Shëngjinin, dhe zonën e Zadrimës, ndërsa jugu i Shqipërisë po vuan nga mungesa e turistëve.

Operatorët e Vlorës dhe zonës së bregut po ankohen për mungesën e turistëve, ndërsa veriu është plot me vizitorë. Edi Rama ka ndërhyrë për të ndaluar hemoragjinë e klientëve të tij në jug duke futur një rrugë me pagesë në veri, ku taksa do të arrijë 4 euro në hyrje dhe 4 në dalje. Kjo kosto mund të shkaktojë një revoltë dhe të dobësojë ekonomikisht veriun, i cili po përjeton një rritje të madhe. Kjo taksë i shkon oligarkut që ndërtoi rrugën Thumanë-Kashar në kohë rekord, dhe është një mekanizëm politik për të frenuar zhvillimin e veriut. Veriu, që po eksplodon demografikisht dhe ekonomikisht, mund të bëhet një realitet politik influent në hapësirën shqiptare. Për këtë arsye, Rama dhe enturazhi i tij nuk e duron dot dhe po e takson veriun. Veriu duhet të marrë fatin e vet në dorë dhe të mos lejojë që qeveria të luajë me interesat e tij. Ndërkohë që në Itali, veriu i pasur i vendit mori frenat në dorë dhe i kërkoi Giorgia Melonit të mbështesë kërkesat e tyre për lehtësim fiskal, veriu i Shqipërisë duhet të bëjë të njëjtën gjë. Bizneset dhe politikanët e veriut duhet të bashkohen dhe të gjejnë një lider apo parti politike që mbështet interesat e tyre me sloganin: Hiqni trarët në veri!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.