E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama i dhuron “Kafen e Madhe” gruas së Agron Çelës
Lajme

Kryeministri Rama i dhuron “Kafen e Madhe” gruas së Agron Çelës

Ikona e Shkodrës do të transformohet në hotel luksoz

Familja e ish-deputetit Agron Çela, i cili ka qenë më parë pjesë e LSI-së dhe më vonë e Partisë Socialiste, do të rindërtojë “Kafen e Madhe” në Shkodër, një godinë historike që më parë u la në harresë dhe u shkatërrua gradualisht. Objekti, një monument kulture i kategorisë së parë, do të transformohet në një hotel modern me tre kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, duke ruajtur sa më shumë fasadën dhe elementët origjinalë arkitektonikë.

Leja e ndërtimit, firmosur nga qeveria, ka ardhur pas një debati që zgjati disa vite dhe pas përpjekjeve të familjes për ta marrë në pronësi. Dokumentet e KKTU-së tregojnë se ndërtimi do të përfshijë restaurimin e godinës ekzistuese, ndërhyrje restauruese konform standardeve të mbrojtjes së monumenteve dhe krijimin e një objekti hoteleri me funksione të shumta, duke përfshirë bar-kafe, parkim, spa, pishinë, restorant, butik, sallë konferencash dhe dhoma hoteli.

Projekti i rindërtimit është iniciuar nga shoqëria “Xhenis – Sh”, në pronësi të Belma Çelës, bashkëshortes së ish-deputetit Agron Çela. Familja Çela është tashmë e njohur për ndikimin e saj në qytetin veriperëndimor, pasi ka fituar edhe ankandin e qeverisë për ndërtimin e një resorti në zonën e Velipojës, në vilën historike të ish-diktatorit Enver Hoxha. Ky projekt vjen pas një periudhe aktiviteti politik të familjes, ku edhe vajza e Agron Çelës ka kandiduar me Partinë Socialiste.

Kryeministri Rama i jep “Kafen e Madhe” në Shkodër gruas

Kryeministri Rama i jep “Kafen e Madhe” në Shkodër gruas

Faksimile: Gjendja ekzistuese e Kafes së Madhe në Shkodër, të cilës i ka mbetur vetëm fasada që është “monument kulture”

Sipas dokumenteve, godina origjinale u projektua nga mjeshtri Kolë Idromeno në fillim të shekullit të 20-të, duke reflektuar ndikimin e arkitekturës Austro-Hungareze. Gjatë periudhës së diktaturës, objekti funksionoi si “Kafe Park”, ndërsa kati i sipërm shfrytëzohej si “Hotel Park”. Kafenë vizitonin qytetarët më të shquar të Shkodrës, duke e kthyer atë në një qendër sociale të rëndësishme.

Kryeministri Rama i jep “Kafen e Madhe” në Shkodër gruas

Kryeministri Rama i jep “Kafen e Madhe” në Shkodër gruas

Në foto: Projekti për shndërrimin e Kafes së Madhe në një hotel

Mungesa e investimeve dhe neglizhenca gjatë dekadave të fundit shkaktuan degradimin e godinës, megjithëse tiparet arkitektonike dhe volumetrike janë ruajtur. Projekti i ri synon të rivendosë lavdinë e dikurshme të Kafesë së Madhe, duke e kthyer atë në një qendër sociale dhe kulturore, të hapur për publikun dhe komunitetin lokal.

Kryeministri Rama i jep “Kafen e Madhe” në Shkodër gruas

Në foto: Projekti për shndërrimin e Kafes së Madhe në një hotel

Për të garantuar sigurinë publike gjatë ndërtimit, janë parashikuar mbyllje ose kufizim të kalimit në rrugët përreth, ndërtimi i mbrojtjeve dhe përdorimi i skelave me rrjeta metalike për të shmangur rrezikun nga rrëzimi i materialeve nga lartësitë. Ndërhyrjet do të realizohen duke ndjekur standardet më të mira të konservimit dhe restaurimit, duke ruajtur identitetin historik të ndërtesës dhe integritetin e saj arkitektonik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.