Kryeministria si ‘Tokë e Xanun’

Nga Avni Nezaj 

Edhe pse termi i zgjedhur nga rilindasit për të “shpërblyer” së fundmi shqiptarët është një sajesë e ngarkuar me racizëm dhe krahinarizëm prapë tingëllon letrarisht mirë, sepse i jep atij dialektit që ka krijuar shqipen identitet.

“Tokë e Xanun” mua me ngjan se është parlamenti që do të nisë ne shtator. A i keni parë qartë emrat e atyre që do përfaqësojnë popullin rilindas dhe numrin e votave që kanë marrë pa qenë asnjë ditë rilindas. Pra parlamenti ynë i nderuar e shumë i rëndësishëm për zhvillimet kombëtare e integrimin, asht “Tokë e Xanun” e mafies dhe bandave kriminale.

Por operacioni i propagandës i nisur direkt nga Rama që me një sherrnajë ti mbyllë hapësirën tymit të helmit që thithim përditë duket se ka pasur indicie që të ketë nisur. Vërtet nëse janë të dëmshme e ta paligjshme ato ndërtime apo karrige në trotuare të hiqen.

Por nuk do të mund të rrimë pa përmendur këtu “Tokat e Xanme” nga qeveria dhe kreu i saj. Vjedhjet e njëpasnjëshme të cilat ai kërkon që ti bëjë të harrohen me këtë iniciativën e fundit të “Tokave të Xanme”.

Kopshti 4 milionë euro tek selia e qeverisë ne derën e zyrës së kryeministrit a është “Tokë e Xanun” apo jo.

Po inceneratorët që po u gërryejnë shqiptarëve rreth 430 milionë euro ditë pas ditë e po ju japin në shkëmbim tym helmues kancerogjen me bekimin e qeverisë dhe pushtetit lokal që është e njëjtë më atë ata që qeverisin Shqipërinë, a janë “Tokë e Xanme”

Po tuneli Llogorasë a i bie te jetë “Tokë e Xanme” pasi në një natë çmimi ju rrit nga 150 milionë euro i shkoi ne 200 milionë Euro. Kush e “Xuni” peshkun e korrupsionit 50 milionësh. Apo do e haje Balluku së shpejti.

Investitorët strategjike të Ramës kanë marrë toka gjithandej nëpër Shqipëri. Apo këto nuk janë toka të “Xanuna” se i ka ndarë “Lideri”. E e lideri nuk gabon asnjëherë. Hajdutë.
Kullat e ndërtimet në të gjithë Tiranën a bien pak erë “Tokë e Xanun”, apo prapë, lejet i ka dhënë “Lideri”, e ai nuk gabon asnjë herë.

Pastaj të shikosh diferencën më madhësi, edhe në fitim, të atyre 4 kabinave te drurit në Theth dhe Portit të Durrësit që u fal fare, çfarë mund të thuash për “Tokë e Xanun”. Nuk ke fjalë.

Por hiti më i fundit ishte lajmi nga aeroporti gjigand i Kukësit që “Lideri” na e paraqiti si e ardhmja e 10 mijë vendeve të punës në atë zonë. Tani edhe ai «Tokë e Xanun». Kanë nis garat me makina. “Lideri” nuk gabon.

Ndërsa ai i Vlorës, akoma pa u ulur avioni i dytë pas atij të Pacollit, po i ndërrohet destinacioni. A nuk është edhe ky “Tokë e Xanun”.

Lejet për të mbjellë hashash që u ndanë si tollonat, para zgjedhjeve nuk kanë ndonjë ngjashmëri me atë çfarë nënkupton termi “Tokë e Xanun”. Apo jo!?

Orë po kjo godina e Carlos a ka ndonjë lidhje me këtë sherrnajen “Tokë e Xanun”. Apo nuk është ndonjë problem i madh. Pronarët tiranas e kishin falur atë copë tokë për një shkollë për zonën, por “Lideri” ja dha Carlos se i shërben si ushtar i mirë.

Mos të harrojmë këtu se në burg shkoi Malltezi trashgimtar nëpër ato toka, që e falën pasurinë e tyre për gjimnazin. Apo ec aty, “Lideri” nuk gabon.

Ketë janë një bandë, jo vetëm 5D, hajdutësh.

Parkingjet e zhdukura nëpër Tiranë që vjedhin shqiptarët e paratë u shkojnë qeverise e pushtetit lokal. A nuk janë “Tokë e Xanun”.

Dhe ëmbëlsira pas çdo vakti është drejtësia e kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. A nuk është “Toke e Xanun” edhe drejtësia. Apo s’ka gjë pse përdoret si leckë për të pastruar pisllëqet e Ramës dhe thjesht si printer për të nxjerrë urdhrat e hetuesve ndërkombëtarë që vijnë e arrestojnë në Shqipëri banditët e rilindjes. Strategjikët.

Të gjithë e dimë se nuk ka nevojë për show për ta kuptuar kush e ka shkelur ligjin. Ti thuash njeriut e ke shkelur. Thjesht dikush ti thotë dhe ai heq karriget që kanë zënë rrugën. Por patronazhistëve të rilindjes u duheshin vota që të rividhnin Shqipërinë e ta bëjnë të gjithën “Tokë të Xanme”, e premtonin lejë e tapi.

Po si t’ia bësh me kullat, sërish. Ato kanë status special ka thënë “ Lideri” nuk preken. Dhe nuk janë “Tokë e Xanme”, janë tokë e “dhanme”.

E si t’ia besh me Partinë Socialiste që tashmë është kthyer në “Tokën e Xanun” të krimit dhe bandave. Thjesht shiko rezultatet e 11 majit e bindesh. E kanë mentalitet tashmë tokën e “Xanme” e duan për vete e ata që punojnë tokën e tyre janë në shkelje te ligjit për “Tokë të Xanme”.

Si t’ia besh me paratë e pista që po marrin në qafë shqiptarët e nuk blejnë dot një hyrje 1plus 1, se “Toka e Xanun” ua ka mohuar këtë mundësi. Pallatet i blejnë ata që kanë para… të pista.

Por çudia më e madhe më këtë termin që tregon shumë, “Tokë e Xanun”, është se edhe analistët me flokë e pa flokë janë “Toka të Xanuna” nga rilindja dhe “Lideri”. Kështu shndërrohet më kollaj truri i njerëzve në “ Tokë të Xanun” E reagimi është vetëm gardhi që rrethon këtë, “Xanun”.

Pra këtu kemi selinë e qeverisë të kapur në flagrancë si “Tokë e Xanme”. E nuk kemi pse presim që mund të ketë ligj dhe zgjedhje të lira në një vend ku “lideri” i bën punët mirë po ata poshtë e “mashtrojnë”. Kjo quhet diktaturë.

Publikuar nga Publik Media