E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4 FOTO nga DHËRMIU
Lajme

4 FOTO nga DHËRMIU

Fotoja e parë:


Pallat në bregun e Dhërmiut. Ky fshat, për mua, është nga më të bukurit e Shqipërisë. Shtëpi dykatëshe ndërtuar mbi njëra tjetrën gjithë bukuri dhe elegancë. Mbuluar me tjegulla të kuqe. Në kohën e komunizmit, banorët e Dhërmiut, por edhe gjithë bregut, kanë qenë jashtë klisheve të sistemit. Të zgjuar, jokonformistë.

Deti ka qenë i tyre. Tashmë s’është më. Dikush (një Zot e merr vesh kush është ai) i lidhur me pushtetin ua ka pushtuar atë: me brutalitet, arrogancë dhe dhunë. Një pallat-monstër që s’ka asnjë lidhje estetike me godinat dhe mjedisin përreth. Çfarë mund të bëjnë atë kur edhe ata që ua ka dhënë Zoti ua merr qeveria?

Fotoja e dytë.

Pallate të rinj në gjirin e Jalës. Përbindësha që po hanë malin.

Fotoja e tretë:

Unë në gjirin e Akuariumit. Një mrekulli tjetër e natyrës (gjersa bishat ta zbulojnë dhe të ngulin mbi të dhëmbët e eskavatorëve)

Fotoja e katërt.
Është bosh. Duhej të ishte Palasa (e gjitha plasa-plasa). S’më bënte zemra ta fotografoja. Kasolle bagëtish të Zamir Manes, në pritje për t’u shitur. Dukej diçka si Rripi i Gazës. Një tmerr i vërtetë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.