Video
Në kodrat e Ksamilit vijon të jetë aktiv zjarri i cili u aktivizua në orën 19.30 të mbrëmjes së sotme.
Pamje të reja nga zjarri që prej disa orësh ka përfshirë një zonë me bimësi në Ksamil. Flakët vazhdojnë të përhapen me intensitet, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore, që e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.
Pamjet në vieeo janë rreth orës 23:50 të mbrëmjes së sotme, tregojnë zjarrin që ka mbuluar hapsira të mëdha dhe rrezikojnë edhe banesa.
Për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore në këtë zonë, shuarja e zjarrit po bëhet me krahë, ndërsa zjarëfikësja nuk ndërhyn.. Në aksionin për shuarjen e zjarrit po marrin pjesë edhe banorë të Ksamilit…
Disa vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend.
Më e fundit u raportua në Sarandë në fshatin Çukë.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar gjithashtu përhapjen e flakëve.