E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
QSUT në zi, 27 vite mjeke, ndërron jetë mjekja anesteziste
Lajme

QSUT në zi, 27 vite mjeke, ndërron jetë mjekja anesteziste

Qendra Spitalore Nënë Tereza ka njoftuar ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Nertila Kodra Gora.

Teksa i shpreh ngushëllime familjarëve, QSUT njofton se ajo i shërbente spitalit prej 27 vitesh.

Reagimi i QSUT:

QSUT i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Doktore e Shkencave Mjekësore, Dr. Nertila Kodra Gora.

Prej 27 vitesh, Dr. Nertila ka shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Ajo spikati për profesionalizmin, urtësinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për pacientët dhe kolegët.

Në këtë moment të vështirë, stafi i QSUT-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta vajzave të saj, bashkëshortit, prindërve, miqve dhe kolegëve që ndanë me të jetën dhe profesionin.

Pusho në paqe, Nertila. Do të të kujtojmë me respekt e mirënjohje të përjetshme.”, thuhet në reagim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.