E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukës, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim
Flash

Kukës, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Kukësit ka arrestuar Edison Dobrushin, 28 vjeç, pasi i shpallur në kërkim.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ishte i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, lokalizuan dhe kapën shtetasin:

Edison Dobrushi, 28 vjeç, banues në fshatin Shëmri, Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.