Kukës/ Sherr për parkingun e makinave, qëllohet me armë
Një incident me armë zjarri është shënuar këtë të premte në lagjen nr. 4 të qytetit të Kukësit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se të shtënat dyshohet të kenë ardhur si pasojë e një konflikti për parkimin e automjeteve.
Sakaq, policia ka rrethuar zonën dhe po zhvillon kërkimet për autorin e dyshuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



