Kulla e Shkodrës nuk do të ngrihet!
Genc Sejko
Por dhe mund të ndodhë nëse qëndrojmë apatikë, protestojmë vetëm në FB dhe nuk kemi forcën e guximin të ndalojmë zbatimin e këtij projekti katastrofik për Shkodrën.
Shkodra nuk ka nevojë për kullë dhe justifikimi se ndërtimi sjell zhvillim nuk qëndron. Sepse nuk mund të pretendosh se do punësosh njerëz duke shkatërruar vlerat e një qyteti me tradita dhe kulturë si rrallëkush në Shqipëri.
Shkodra ka nevojë për ruajtjen e saj, autenticitetin, arkitekturën, historinë e lashtë dhe atë të kryeqendrës së Shqipërisë së vjetër dhe të re.
Shkodra ka nevojë për kujdes, i duhen investime për të restauruar kalanë dhe çdo ndërtesë të vjetër. Paratë e pista nuk mund t’i lani duke shkatërruar të vjetrën për tulla dhe beton.
Shkodra nuk ka nevojë për manuale të posaçme. Mjafton të shihni si janë ruajtur qytetet e ngjashme kudo në Europe e do kuptoni se nuk duhen shume mend, por veç shume qytetari dhe kujdes për te ruajtur vlerat.
E në fund, Shkodra nuk ka nevojë për një kullë. Simbolin e njerëzve impotentë që nuk u ngrihet asgjë veç kateve. Sepse Shkodra ka nevojë për qytetarët e saj dhe jo për mercenarët e pushtetit. Për kulturën dhe traditën e jo për banditët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



