E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kupola e Policisë, të përfshirë me AKSHI-n dhe bastet”
Lajme

“Kupola e Policisë, të përfshirë me AKSHI-n dhe bastet”

Deklarata e fortë e gazetarit

Gazetari Almer Toska ka komentuar hetimet e SPAK që, sipas tij, prekin nivelet më të larta të Policisë së Shtetit, duke paralajmëruar akuza të rënda për korrupsion dhe përfshirje në skema kriminale.

Sipas Toskës, kupola e policisë është përfshirë në një aferë të gjerë kriminale dhe në vijim priten arrestime të ish-drejtorëve të përgjithshëm, drejtorëve vendorë dhe drejtuesve të tjerë të rëndësishëm të Policisë së Shtetit. Ai theksoi se hetimet lidhen me disa skandale madhore, mes tyre çështja e sistemit TIMS dhe aktiviteti i grupit kriminal të lidhur me AKSHI-n.

“Të gjitha këto zhvillime do të ndodhin në muajt në vijim. Në pranverën e ardhshme do të ketë arrestime edhe për drejtorë policie që kanë lejuar aktivitetin e kompanive të basteve dhe bixhozit,” deklaroi Toska.

Gazetari bëri të ditur gjithashtu i ftuar në emisionin “Studio24”, se disa emra të njohur të strukturave drejtuese të policisë, përfshirë Edmond Rizai, Muhamet Rrumbullaku dhe Neritan Nallbati, janë thirrur nga SPAK, ndërsa për njërin prej tyre, sipas tij, pritet shumë shpejt edhe masa e arrestit, për shkak të dyshimeve për përfshirje në grupin kriminal të AKSHI-t dhe në ngjarje të tjera të rënda.

Toska shtoi se ai vetë ka dhënë dëshmi pranë SPAK, lidhur me mënyrën se si janë dekonspiruar informacione gjatë hetimeve, duke theksuar domosdoshmërinë e transparencës dhe vendosjes së përgjegjësisë brenda strukturave të sigurisë së shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.