Kuqezinjtë mposhten nga Italia

Shqipëria ia del të shkruajë historinë në “EURO 2024” me golin më të shpejtë në Europian, pas 25 sekondave lojë por jo me rezultatin e arritur në këtë sfidë të luajtur në “Signal Iduna Park”, të mbushur tej për tej me tifozë kuq e zi. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo është mposhtur 2-1 nga Italia, rezultat i cili u vendos në pjesën e parë të takimit.

Kuqezinjve u mjaftuan vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Europës dhe realizuan golin më të shpejtë.

Një aksion i magjishëm i kuqezinjve u finalizua më së miri nga “fantazisti”, Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një këndi i ngushtë mposhti portierin Donaruma.

Vetëm 11 minuta pas golit të kuqezinjve, “Axurrët” arritën të tundnin rrjetën e Tomas Strakoshës me anë të Bastonit.

Një krosim fantastik në zonë kapet bukur me kokë nga mbrojtësi Alesandro Bastoni, i cili me një goditje fantastike me kokë dërgoi topin në rrjetën e kuqezinjve.

Në minutën e 16, sulmet e vazhdueshme të italianëve sollën golin e dytë për “Axurrët”. Asani largoi topin në mënyrë të gabuar dhe Barela gjuajti në rrjetën e Strakoshës.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë përballë Kroacisë më 19 qershor në orën 15:00, ndërsa Italia do të “përplasë brirët” me Spanjën në një duel titanësh më 20 qershor në orën 21:00.

Publikuar nga Publik Media