Kur besa shkatërrohet në gërmadhat e saj mund të lulëzojë vetëm pabesia!
Lexoni histori për të kuptuar pse qytetërimet ngrihen dhe shemben. Lexoni fizikë për të kuptuar se përse universi nuk interesohet për mendimet e tua. Lexoni ekonominë për të kuptuar si funksionojnë stimujt. Lexoni letërsi për të huazuar një mijë jetë ndërsa jeton vetëm jetën tënde.
Lexoni psikologjinë për të kuptuar mendjen njerëzore .
Lexoni edhe komentet e ministrave të qeverisë që na udhëheq, por bëjeni pa u prekur nga paaftësia e tyre për të kuptuar nevojat e njërëzve që u shërbejnë, pa i gjykuar .
Lexoni ministrat por pa u acaruar, për të kuptuar se pa empatinë ose aftësinë për të krijuar lidhje, qoftë duke dëgjuar në mënyrë aktive qoftë duke ndarë mirësi përmes fjalëve , të gjitha emocionet e tjera prosociale janë të padobishme.
Një jetë është shumë e shkurtër, kështu, leximi mbetet rruga më e shkurtër edhe më e vjetër e njerëzimit, që na lejojn të trashëgojmë shekuj gabimesh, zbulimesh, luftërash, shpikjesh, zhgënimesh dhe mençurie pa paguar çmimin e plotë për çdo mësim.
Lexoni! Çdo libër është një dritare;
çdo person është një bibliotekë; çdo koment i atyre që me vendimet e tyre ndikojnë jetët tona është një mundësi për tu bindur se kur besa është shkatërruar, në gërmadhat e saj mund të lulëzojë vetëm pabesia !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




