Kur përdhoset shtëpia e Zotit…

Adriatik R. Dosti

Police te bandes kriminale te Rames qe strehohen ne shtepine e zotit [ Ne Xhamine e Namazgjase ne Tirane ] …e qe prej aty godasin, keqtrajtojne e arrestojne protestuesit paqesore te protestes se PD – Opozites se 23 dhjetorit 2024 .

Qe aty …prej shtepise se zotit masakrojne besimtaret e tij….

Ky per mua eshte kryelajmi i dites ne Shqiperi e jo ajo c’ka i ndodhi Gjekmarkajt ”demokrat ” te sotem e armiku i demokrateve deri dje.

Feja me Kushtetute ne Shqiperi eshte e ndare nga shteti….dhe absolutisht nuk duhet te kete asnje lloj ndikimi e perzjerje ne politike aq me pak njeanshmeri e preferenca politike .

Nga ana tjeter po me Kushtetute Policia eshte e depolitizuar ndaj dhe nje veprim i tille i saj [ pervecse ka kohe qe eshte bere loder besnike dhe e dhuneshme ne krah te pushtetit ] eshte totalisht i denueshem e antikushtetues…

Kush e dha urdherin e porosine qe forcat e policise te strehoheshin ne shtepine e zotit ?

Kush i pranoi ata brenda kultit fetar per qellime aspak fetare ?

Ku ishin , cfare thane, cfare bene e si vepruan e pse nuk u prononcuan publikisht per ngjarjen ne fjale kreret e larte te Komunitetit Mysliman shqiptar ?

Si reaguan ose pse nuk reaguan fare
Krye Myftiu i Tiranes dhe Administratori i Xhamise se Namazgjase ?

Pse as nje lajme e asnje resht mediatik per ngjarjen e rende ne fjale …kur sic e thashe ky eshte krye lajmi i dites perpos edhe nje skandal i rende qe i ben fort pis si politiken, Ramen e banden e tij ne pushtet , si policine kriminale e mbrojtese te pusht- pushtetit po aq edhe vete komunitetin fetar ne fjale…

I vetmi reagim publik ishte nje status i Avokatit te mirenjohur Genc Gjokutaj ne faqen e tij te fb …dhe vetem kaq.

Urgjentisht shqiptaret e vecmas besimtaret e predikimit te fese Muslimane qe me kete rast ndihen te dhunuar e te poshteruar duhet te kerkojne spjegime per kete ngjarje te rende e pse jo edhe kriminale …prej krereve te Kom. Musl. …si dhe te kerkojne gjithashtu doreheqjen e menjehereshme te tyre por edhe venien para ligjit te atyre qe urdheruan strehimin e forcave policore brenda Shtepise se Zotit …

A.R.D

Publikuar nga Publik Media