E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur trafikanti Lul Morina shpërblehet dhe gazetari kërcënohet
Lajme

Kur trafikanti Lul Morina shpërblehet dhe gazetari kërcënohet

Publik.al

Një gazetar denoncon hapur kërcënimet e një biznesmeni me të shkuar kriminale. Një trafikant i djeshëm, një “investitor strategjik” i sotëm. Quhet Lul Morina. Dosjet e tij të errëta i dinë të gjithë: trafik prostitucioni, kokainë, lidhje me qarqe të nëntokës. Dhe megjithatë, në Shqipërinë e Edi Ramës, ai është “sipërmarrës”, “partner zhvillimi”, madje dhe blerës votash në Fier e në jug, me të gjitha privilegjet që pushteti i garanton. Madje paguan dhe para në emisone politike në TV me liçence kombëtare për të thënë se Edi Rama është kryeministri më i mirë në botë!

Ky njeri që  duhej të ishte përpara drejtësisë, dje u thirr në polici vetëm për “sqarime”, pasi i dërgon gazetarit mesazhe kërcënuese në WhatsApp.  Më pas del sërish i lirë, për të investuar në hotele dhe kulla, me leje e pa leje, të dhuruara nga pushteti. Sepse kjo është Shqipëria e vitit 2025: një laborator ku krimi nuk luftohet, por riciklohet.

Morina nuk është thjesht një rast i izoluar. Ai është simboli i një sistemi. Një rrjet i ndërtuar mbi pazaret politike, ku biznesmenë me dosje të errëta marrin bekimin e qeverisë për të blerë vota dhe për të kontrolluar territorin ekonomik. Në Fier dhe në gjithë jugun, Morina është i njohur si financues zgjedhjesh, një njeri që me para të pista ushqen makinerinë elektorale të Rilindjes.

Nuk është rastësi që përveç privilegjeve ekonomike, Morina gëzon edhe mbrojtje politike. Ai është pjesë e të njëjtës piramidë që lidh qeveritarë, ministra si Belinda Balluku, dhe klanet e ndërtimit që marrin leje të personalizuara. Kulla e hotele mbi vijën bregdetare, prona publike që kthehen në pasuri private. Kjo është “strategjia” e vërtetë që qeveria shet si zhvillim.

Një kërcënim për gazetarin, është një kërcënim për shoqërinë

Në çdo vend normal, një individ me këtë profil do të ishte i përjashtuar përjetësisht nga çdo aktivitet publik jo më të ishte partner me Edi Ramën. Në Shqipërinë e Edit, ai del në podium si “partner zhvillimi”. Dhe kur një gazetar e denoncon, ai kërcënon hapur, pa frikë, sepse e di që nuk do të ndëshkohet.

Ky është mesazhi i rrezikshëm që u përcillet qytetarëve:

Kush guxon të thotë të vërtetën, kërcënohet.

Kush kërcënon, shpërblehet.

Dhe në këtë klimë, Shoqatat e gazetarëve heshtin. Vetem shoqata “Media e Lirë” bëri një deklaratë proteste për kërcënimin e gazetarit. Mediat e tjera heshtin me turp. Heshtin sepse janë të kapura, të paguara, të degraduara në dekor të propagandës qeveritare. E quajnë veten “mbrojtës të lirisë së medias”, por në realitet mbrojnë vetëm privilegjet e tyre. Ironia e fatit është se edhe portale dhe media opozitare heshtin apo fshijne lajmin per trafikantin e femrave Lul Morina pasi e botojnë duke u bërë meme në rrjet. 

Sot kërcënohet një gazetar. Nesër do të kërcënohet kushdo qytetar që guxon të flasë. Sot një ish-trafikant femrash ngrihet në piedestal si “investitor”. Nesër, i njëjti model do të riprodhohet me dhjetëra të tjerë.

Shqipëria është bërë një vend ku e keqja jo vetëm tolerohet, por promovohet. Ku një gazetar është i pambrojtur, dhe një kriminel trajtohet si strateg. Ky është funeral i demokracisë, i lirisë së medias, dhe i çdo shprese për drejtësi dhe se ky vend do të jetë një vend normal në familjen europiane. Mos u çudisni kur nesër një LulMorinë tjetër do të kërcënojë gazetarin e radhës.

.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.