E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush do fitojë: Big Mak-u apo standardet
OP-ED

Kush do fitojë: Big Mak-u apo standardet

Kur çadra e PD-së u hap, kishte dy motive të forta që bëri që dhe njerëz jashtë politikës të futeshin në çadër e ta mbështesnin qoftë dhe nga jashtë: dy motive që në fakt shkriheshin në motivin e dytë e në fakt në qëllimin final: kanabizimi i vendit dhe standardet e zgjedhjeve

Sot disa javë pas daljes nga çadra, askush, dhe për më tepër lideri i opozitës nuk flet për këtë problem, që ishte çështja kyçe në fushatën çadriste për të siguruar standarde, që ishte problemi kryesor që i bëri dhe ndërkombëtarët ta merrnin seriozisht hyrjen e kësaj opozite në çadër.

Madje dhe kur i foli fermerëve gjatë një dite të fushatës elektorale lideri i opozitës tha se kur të takonte Presidentin Trump në Uashington do t’i fliste numrit një të botës për hallet e tyre që kishin të bënin me produktet e mbetura stok dhe aspak për fushat me kanabis, që akoma nuk e kemi të qartë a do të kenë fuqi në devijimin e rezultatit të zgjedhjeve apo jo.

Sot për fat të keq të shoqërisë shqiptare lideri i opozitës e ka harruar misionin primar dhe thjesht rri buzë Big Mac-t të gatuar nga Kryeministri dhe lideri i mazhorancës, duke pritur që ky i fundit të shkund tubetin e kech-up mbi qoften e Republikës së vjetër të Big Mak-ut, që kur ta kafshojë këtë qofte që ka kohë që rri në frigorifer, t’i duket sikur ha Big Mak-un e Republikës së Re që ka dalë nga furra taze.

Për hir të së vërtetës lideri i mazhorancës di t’ia shkundë mirë tubetin e kech up-it liderit të opozitës në qoften e prishur të standardeve të harruara dhe gjithashtu ishte i sinqertë kur u shpreh se ai nuk e ka pranuar asnjëherë të ashtuquajturën paketë Mcallister. Marrëveshja e pandriçuar akoma për publikun midis dy palëve nuk ishte një marrëveshje për të siguruar standardet që kërkonin pjesa qytetare e këtij vendi, sepse zgjedhjet u shtynë vetëm një javë duke mos lënë asnjë mundësi të plotësoheshin ato kushte që priteshin jo vetëm nga opozita dhe mbështetësit e saj.

Në fakt nuk ishte paketë MC Allister e si e tillë nuk kishte si të ishte edhe MC Allister plus. Fakti që opozita këtë herë do marrë pjesë me vullnet në zgjedhje dhe do pranojë rezultatin si pasojë e valles që hedhin të dy liderët rreth Big Mak-ut, nuk i jep ndonjë garanci qytetarëve të Shqipërisë se standardet do të plotësohen.

Tranzicioni shqiptar ka treguar se gjëja më e vështirë në këtë vend janë jo vetëm bërja e standardeve po dhe ruajtja e tyre. Duke e parë në këtë këndvështrim Big Mak-u, mund të jetë një zhvillim negativ për demokracinë e brishtë shqiptare po nuk pati bateri të duhura sigurie.

Dhe si gjithmonë në kapitalizëm dhe demokraci tregu nuk ngel bosh. Sot LSI nëpërmjet ish kryetarit të saj dhe kandidatit për President, e bëri të qartë që jo vetëm forca politike që ai ka drejtuar do të do të ngrejë nga toka flamurin e rënë të standardeve, por edhe institucioni që Ilir Meta do të drejtojë pas 24 korrikut do të bëjë të njëjtën gjë, duke folur hapur për mosdekretim të atyre që do të dhunojnë standardet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.