E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është aktori i Hollywood që u marros pas Irini Qirjakos
Showbiz

Kush është aktori i Hollywood që u marros pas Irini Qirjakos

“Ngeli pa frymë”

Këngëtarja e njohur Irini Qirjako ka rikthyer në kujtesë një moment të paharrueshëm nga takimi i saj me aktorin Michael Douglas, një përvojë që e ka lënë të mahnitur.

Artistja rrëfeu se ngjarja ndodhi gjatë një koncerti të organizuar nga Ministria e Kulturës në Pallatin e Kongreseve në vitin 2000, kur aktori i famshëm hollivudian vizitoi Shqipërinë.

“Aktori i madh i Hollivudit, Michael Douglas, kishte ardhur në Shqipëri në vitin 2000. Ministria e Kulturës organizoi një koncert në Pallatin e Kongreseve dhe unë performova një këngë polifonike. Ai, kur e dëgjoi, mbeti pa fjalë,” tregoi Irini Qirjako.

Por takimi nuk përfundoi me përfundimin e performancës. Këngëtarja rrëfen se truproja i Douglas i kërkoi të qëndronte, sepse aktori donte ta takonte personalisht.

“Kur mbarova performancën dhe po largohesha, truproja më thirri: ‘Irini, mos ik, aktori i madh Douglas do të bëjë foto me ty’. Ai më përqafoi me shumë ngrohtësi dhe tha: ‘Diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë në jetën time, ishte një mrekulli’,” rrëfeu këngëtarja me emocion gjatë emisionit “Mes’dritë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.