E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Barush Bregu, 39-vjeçari i shpallur në kërkim
Lajme

Kush është Barush Bregu, 39-vjeçari i shpallur në kërkim

Besnik i Ibrahim Licit dhe kundërshtar i përbetuar i Bajrave

Barush Bregu, i njohur dhe si Bajram Bregu është sipas policisë, një nga bashkëpunëtorët e Ragip Gilës, i cili kreu ditën e djeshme masakrën me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër.

Barush alias Bajram Bregu, i cili u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i Ragip Gilës, që kreu masakrën e Shkodrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, njihet për lidhjen e fortë me Ibrahim Licin, një prej njerëzve me të shumëkërkuar në vend kundërshtarë i përbetuar i grupit kriminal Bajri.

Policia bën me dije se 39-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Emri i Bregut është i njohur për autoritetet.

Ai është arrestuar në vitin 2019 për vrasjen e vëllezërve Bilali.

Bregu njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Licit autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 mars të këtij viti dhe pjesëtar i familjes Lici të cilët janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri edhe këto të fundit të arrestuar që në shtator të vitit të kaluar.

Në 2016, Bregu u dënua me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov.

Barush ose Bajram Bregu vitin e kaluar gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke i shpëtuar ndjekjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.