E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është ish-zyrtarja “gangstere” e AKSHI-t që u lirua sot?
Lajme

Kush është ish-zyrtarja “gangstere” e AKSHI-t që u lirua sot?

Erisa Fero ka rifituar lirinë këtë të mërkurë, pasi përfitoi nga amnistia penale dhe u lirua nga burgu i grave në Pojskë, ku po vuante dënimin.

Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022, pasi gjatë një kontrolli në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, në automjetin që drejtonte u sekuestruan 58 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Sipas hetimeve, droga kishte si destinacion trafikun drejt Maqedonisë së Veriut.

Rasti mori vëmendje të gjerë publike për shkak të pozicionit që Fero mbante në administratën shtetërore në momentin e arrestimit. Pas ngjarjes, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi largimin e saj nga detyra.

Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Erisa Fero përfitoi nga amnistia penale, duke dalë sot nga institucioni i vuajtjes së dënimit dhe duke rifituar lirinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.