Kush është kreu i grupit shqiptar që mbushi Finlandën me drogë?

Trafiku i drogës në Finlandë, dyshohet se drejtohej nga një emër i njohur në fushën e narkotikëve.

SPAK dhe autoritetet finlandeze zhvilluan një aksion të gjerë sot, duke arrestuar 9 persona. Sipas tyre, ata u përkasin 4 grupeve të ndryshme. Deri tani janë zbuluar emrat e 6 prej të arrestuarve dhe ata janë: Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani.

Emri më i njohur është Dorjan Luzaj, i cili dyshohet se është një prej krerëve të trafikut. Ai është një emër i njohur për autoritetet, pasi rezulton i skeduar nga DEA amerikane. Në vitin 2010 ai është arrestuar në SHBA pikërisht për trafik droge.

Luzaj ka dalë atje para drejtësisë bashkë me një numër të madh shqiptarësh, pasi akuzoheshin se shpërndanin drogë në Kanada dhe disa shtete të SHBA, si Ilinois (Çikakgo) apo Kaliforni. Vetë DEA në atë kohë ka raportuar se kreu i grupit ishte Dorjan Luzaj.

I futur në listë të zezë nga DEA , kush është kreu

Dorjan Luzaj

Më 21 maj 2010, në Gjykatën e DuPage County Bond, u paraqitën 12 individë të akuzuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të kanabisit, i cili dyshohet se drejtohej nga Dorian Luzaj. Ky rrjet kishte lidhje me Kaliforninë dhe ishte përgjegjës për shpërndarjen e më shumë se 600 paundëve kanabis në muaj nga Kalifornia dhe Kanadaja drejt tregtarëve të tjerë në zonën e Çikagos. Operacioni, i koduar si “Chicago Haze”, ishte rezultat i një hetimi shtatëmujor të përbashkët mes autoriteteve shtetërore dhe federale, duke përfshirë Zyrën e Prokurorit të Shtetit të DuPage County, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Illinois, Administratën e Zbatimit të Drogës (DEA), Grupin Metropolitan të Zbatimit të Ligjit të DuPage (DuMEG) dhe disa agjenci lokale të zbatimit të ligjit”, njoftonte DEA.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bëri të ditur se këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope.

Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Sipas SPAK, të arrestuarit janë: B.S, (27.01.1985), E.A (alias E.T 07.02.1991), A.M (07.06.1981), K.Q (14.04.1981); T.K (alias T.T 15.10.1977), G.S (05.07.1994), E.M, (29.05.1983), L.H, (09.01.1983) dhe D.L, (07.06.1983).

Më herët u raportua se një nga personat e arrestuar që konsiderohet si drejtues i një prej grupeve ishte mësues historie. Ndërkohë 4 drejtuesit e grupeve janë dy nga Vlora, 1 nga Berati dhe një tjetër nga Kuçova

Publikuar nga Publik Media