E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gonxhja bën tender 1.2 MLN Euro për pastrimin e plazheve private
Denoncime

Gonxhja bën tender 1.2 MLN Euro për pastrimin e plazheve private

Transferimi i Agjencisë së Blerjeve një maskim për korrupsion të ri institucional

Në mars të vitit 2024, Kryeministri Edi Rama mori një vendim që në pamje të parë tingëllonte si reformues: krijimi i një distance nga skandalet e korrupsionit që kishin kapluar Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë së Brendshme, duke e transferuar këtë strukturë nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Por realiteti i këtij veprimi nuk fshihet pas idealizmit të transparencës: Rama nuk i hoqi tenderët nga duart e “çakajve” të Ministrisë së Brendshme për t’i dhënë qytetarëve më shumë garanci, por për t’ia dorëzuar “çekun e bardhë” njërit prej ushtarëve më besnikë politikë  Blendi Gonxhja.

Gonxhe tenderët për “pastrim bregdeti” një farsë e mirëmenduar

Një nga rastet më flagrante të këtij transformimi është tenderi për pastrimin e plazheve në territorin e gjashtë bashkive, ndarë në dy lote, me vlerë totale prej 1.3 milionë euro:

  • Loti 1 – Bashkia Shkodër:
    Vlera: 260 mijë euro me TVSH
    Fitues: kompania “Alko Impex Construction”.
  • Loti 2 – Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë dhe Fier:
    Vlera: 1 milion e 40 mijë euro me TVSH
    Fitues: kompania “Fusha sh.p.k.”, një emër që ka dominuar tenderët publikë prej vitesh me lidhje të forta politike.

Përtej formës ligjore të prokurimit, që në letër duket korrekte, thelbi i tenderëve është absurd dhe abuziv:

3 arsye pse ky tender është abuzim i qartë me fondet publike

  1. Shkelje e kompetencave ligjore të ministrisë:
    • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për pastrimin e territorit të bashkive, aq më pak për plazhet.
    • Ky është një funksion i deleguar bashkive, të cilat kanë ndërmarrje pastrimi dhe fonde të caktuara për këtë qëllim.
  2. Mbi-pozicionim në detyrime që i takojnë privatëve:
    • Shumë zona të bregdetit janë tashmë të dhëna me kontratë përdorimi operatorëve turistikë (resorte, hotele), të cilët janë ligjërisht të detyruar të pastrojnë hapësirat përkatëse.
    • Këto kompani kanë nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit dhe bashkitë – që përfshijnë detyrimin për mirëmbajtjen e plazheve.
  3. Dyshime të forta për favorizim dhe riciklim fondesh:
    • “Fusha sh.p.k.” dhe “Alko Impex” nuk janë emra të panjohur – të dyja janë përfituese të shumta të tenderëve publikë, në shumë raste me dyshime për ofertim të paracaktuar dhe mungesë konkurrencë reale.
    • Tenderët nuk janë vetëm të panevojshëm, por janë burim për krijimin e “faturave të pastra” në shërbim të pazareve politike ose mbushjes së arkave të errëta elektorale.

Gonxhja njeriu i  shumë procedurave fiktive

Blendi Gonxhja, tashmë në pozitat e një “zarfi të blinduar” të qeverisë, nuk është i panjohur për manovrat e tij burokratike me mbulesë ligjore por që fshehin përfitime private dhe politike.

Me një të kaluar të lidhur me qendrat e kontrollit teknik, proceset e patentimit, drejtimin e DPSHTRR-së dhe projektet e digjitalizimit, Gonxhja është kthyer në një ekspert të kontratave “të ligjshme në formë, por të paligjshme në thelb”.

Agjencia e  korrupsionit

Ky rast tregon qartazi sesi reformat në dukje janë vetëm rotacion i emrave dhe adresave, ndërsa thelbi i korrupsionit përvetësimi i fondeve publike përmes tenderëve fiktivë  mbetet i njëjtë.

Kalimi i Agjencisë së Blerjeve nga Ministria e Brendshme tek Blendi Gonxhja nuk është çrrënjosje e korrupsionit, por një ribrandim i tij.

Një shtet që paguan për pastrimin e atyre plazheve që duhet të pastrohen nga privatët, është një shtet që paguan për të vjedhur veten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.