Kush gënjen më shumë për projektin e Zvërnecit?!
Në përpjekje për të menaxhuar protestën dhe për të manipuluar publikun, qeveria po bën gabime trashanike, që ekspozojnë gënjeshtrat.
Në fillim Edi Rama tha që nuk ka një projekt, por paralel me këtë, qeveria e tij ka trumbetuar vlerën e lartë të investimit prej 4 miliardë eurosh. Por nga dilte kjo shifër kur nuk kishte projekt?
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimi tha sot se kjo vlerë i takonte projektit fillestar të propozuar, i cili nuk u miratua.
Pra, qeveria propagandon si vlerë investimi dhe përfitim për ekonominë, shifrat e një projekti që nuk ekziston.
Vetë ministrja gjithashtu ka shumë mundësi të gënjejë, sepse ajo thotë se projekti nuk u miratua, ndërsa Agjencia e Zhvillimit të Territorit, shkresërisht pohon të kundërtën, se projekti u miratua me firmën e Ramës vitin e shkuar, por më pas u tërhoq nga kompania.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



