E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush ia mbylli gojën Erion Veliajt?
Lajme

Kush ia mbylli gojën Erion Veliajt?

Gazetari Artan Hoxha ka folur gjerësisht për zhvillimet politike dhe hetimore që lidhen me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, duke theksuar se kryeministri Edi Rama është plotësisht i informuar për gjithçka që Ahmetaj di dhe për çfarë ka folur publikisht.

Sipas Hoxhës, largimi i Ahmetajt nga vendi ka qenë faktor vendimtar që ai sot flet hapur. Nëse nuk do të ishte arratisur, ai do të përfundonte në burg dhe, në këto kushte, nuk do të kishte asnjë mundësi të shprehej apo të denonconte. Ai e krahasoi këtë situatë me raste të tjera brenda mazhorancës, duke ngritur pikëpyetje mbi heshtjen e disa figurave të rëndësishme politike dhe mbi mënyrën se si është mbyllur çdo zë kritik brenda Partisë Socialiste.

Hoxha nënvizoi se Ahmetaj është aktualisht i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se procedurat ndaj tij kanë qenë të paracaktuara. Ai argumentoi se nëse Ahmetaj do të ishte arrestuar më herët, çështjet për të cilat sot flitet publikisht do të ishin fshehur dhe nuk do të kishin dalë kurrë në dritë.

Në analizën e tij, gazetari u ndal edhe te marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndikimi politik jashtë vendit, duke theksuar se Rama ka humbur mbështetje të rëndësishme, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, kanalet e mëparshme të influencës janë ndërprerë, ndërsa aktualisht po mbetet aktive vetëm linja europiane, e cila gjithashtu po i nënshtrohet një procesi të rreptë verifikimi.

Ai shtoi në emisionin “Kjo Javë”, se në autoritetet e drejtësisë amerikane ekziston një dosje e plotë, e cila ka ardhur si pasojë edhe e kallëzimeve të bëra në Shqipëri, përfshirë ato nga opozita, çka ka detyruar SPAK-un të referojë çështjen përtej kufijve. Sipas tij, autoritetet amerikane fokusohen fillimisht te shtetasit e tyre dhe më pas te aktorët e tjerë të përfshirë në skema të dyshimta.

Në fund, Hoxha vuri në dukje se presioni mbi kryeministrin pritet të rritet, sidomos në sektorët informalë ku, sipas tij, po zhvillohet një proces i heshtur verifikimi dhe filtrimi. Ai theksoi gjithashtu se SPAK nuk ka treguar ende guxim për të ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta ndaj Ramës për çështje të rënda të së shkuarës, duke lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi funksionimin real të drejtësisë në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.