E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush ia rrëmbeu zemrën? Beniada Nishani: Nuk jam më beqare!
Lajme

Kush ia rrëmbeu zemrën? Beniada Nishani: Nuk jam më beqare!

Modelja shqiptare Beniada Nishani, e cila u bë shumë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania, ka zbuluar për herë të parë se është në një lidhje dashurie.

Në një rrëfim të sinqertë për jetën e saj personale, ajo konfirmoi se prej disa kohësh në jetën e saj ka hyrë një person i veçantë. Edhe pse zgjodhi të mos japë shumë detaje për identitetin e partnerit, modelja tregoi se ai është italian dhe se njihen prej vitesh.

“Nuk jam ‘single’. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim apo një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër, por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr dhe të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare”, u shpreh Nishani.

Ajo sqaroi se marrëdhënia e tyre nuk ka nisur papritur, por ka ardhur natyrshëm pas një miqësie të gjatë mes tyre.

“Është i huaj, është italian. Ndihem shumë mirë dhe jam shumë e lumtur. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne”, tha modelja, duke lënë të kuptohet se për momentin po e shijon këtë periudhë pa presione.

Sipas saj, lidhja ka lindur pas shumë vitesh njohjeje dhe miqësie, ndërsa vendimi për ta mbajtur larg vëmendjes së publikut ka qenë i qëllimshëm.

“Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë për vite. Pastaj ai mori guximin. Jam një vajzë tradicionale shqiptare dhe besoj te gjërat që ndërtohen me kohë”, shtoi ajo.

Deklarata e modeles është pritur me interes nga ndjekësit e saj dhe publiku, të cilët prej kohësh kanë treguar kureshtje për jetën sentimentale të saj pas eksperiencës në reality show.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.