Kush ishin zyrtarët që nxirrnin materialet e SPAK në WhatsApp
Ngjarja e depërtimit në sistemin elektronik të SPAK-ut ka kaluar pothuajse pa vëmendje të gjerë publike, por të dhënat e reja të dala nga hetimet tregojnë se nuk bëhet fjalë për një akt të rastësishëm apo një sulm të izoluar kibernetik. Përkundrazi, gjithçka duket se është pjesë e një veprimi të organizuar, me qëllime të mirëpërcaktuara.
Në fokus të hetimeve ndodhen tre persona kryesorë: Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Megjithatë, burime pranë çështjes bëjnë me dije se rrethi i përfshirjes është shumë më i gjerë dhe se kemi të bëjmë me një rrjet të strukturuar, që vepronte në koordinim të plotë.
Sipas të dhënave hetimore, ky grup nuk është mjaftuar vetëm me sigurimin e materialeve të rrjedhura, por ka luajtur edhe rol aktiv në shpërndarjen e tyre në media, me synimin për të dëmtuar figura të caktuara publike dhe për të ushtruar presion politik e institucional.
Më tej, mediat kanë publikuar edhe identitetet e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë që rezultojnë të kenë qenë pjesë e një grupi komunikimi në WhatsApp, ku shpërndaheshin materialet e marra nga sistemi i komprometuar.
Në këtë grup rezultojnë të përfshirë:
-
Sokol Ngresi, anëtar i Gjykatës së Lartë, me origjinë nga Vlora, i cili ka marrëdhënie miqësore prej vitesh me Agim Ismailin.
-
Anton Martini, Drejtor i Hetimit Tatimor, nga e njëjta zonë me Ismailin.
-
Dritan Palnikaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, i afërm familjar i Agim Ismailit.
-
Ermal Kënaçi, shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ish-punonjës i SHKKB-së, i shkarkuar më herët nga detyra.
-
Melsi Beli, punonjës i AKSHI-t, i larguar nga detyra, i cili më herët ka qenë vartës i Agim Ismailit në Drejtorinë e Burgjeve.
-
Blerina Hoxha, punonjëse në AKSH, e lidhur profesionalisht me Melsi Belin.
-
Jonida Baçi, ish-drejtoreshë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, e shkarkuar nga detyra, për të cilën hetimi evidenton lidhje miqësore me Agim Ismailin.
-
Ylli Gaxholli, ish-punonjës në ATP, i larguar nga detyra, me lidhje të hershme si me Agim Ismailin ashtu edhe me Jonida Baçin.
-
Maltin Malaj, ish-drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, përgjegjës për prokurimet, gjatë periudhës kur institucioni drejtohej nga Admir Abrri.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin konkret të secilit prej personave të përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht mënyrën se si funksiononte kjo skemë e koordinuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



