E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush mban përgjegjësi nëse Erion Veliaj shpallet i pafajshëm?
Lajme

Kush mban përgjegjësi nëse Erion Veliaj shpallet i pafajshëm?

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Gjatë një lidhjeje në emisionin “Frontline”, Ngjela u shpreh se situata në Bashkinë e Tiranës kërkon një drejtues të ri, duke theksuar se shkarkimi ishte i domosdoshëm për shkak të pozitës ligjore të Veliajt.

“Ai është i arrestuar, gjithçka e ka në dorë prokuroria, s’e ka askush tjetër. Hetuesi thotë: ‘Nuk e lëshoj nga burgu sepse më prish provat’. Nuk arreston njeri pa prova kryetarin e bashkisë.

PS-së ja kërkon ligji dhe s’mund të rrijë kryeqyteti pa kryetar. Ai bëri gabim që nuk dha dorëheqjen, ai është nën akuzë. Prokurori e di që ka forcë që të manipulojë provat. Nëse ai e hedh në proces gjyqësor dhe fiton gjyqin, është problem tjetër,” tha Ngjela.

Ai ngriti gjithashtu edhe një dilemë të rëndësishme në rast se Veliaj shpallet i pafajshëm nga drejtësia.

“Rama ka të drejtë që ta pushojë dhe ai ka të drejtë që t’i drejtohet një gjykate. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri, se është në akuzë penale.

Ai mund të marrë edhe pafajësi, çfarë do të ndodhë pastaj? Kush do të përgjigjet? Kështu ka një lloj nxitimi. Ata e kanë arrestuar sepse ai mund të devijojë provat, kjo është kryesorja e arrestit,” deklaroi avokati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.