Kush rrezikohet nga zbërthimi i celularëve nga SPAK?
Lëvizja e fundit e GJKKO trazon ‘ujërat’ e çështjes Balluku
Zhvillime të reja kanë dalë në pah lidhur me një vendim të GJKKO, që lidhet drejtpërdrejt me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Më 19 mars, gjyqtari i posaçëm Erion Çela ka dhënë një vendim që i hap rrugë SPAK për të aksesuar dhe analizuar celularët dhe pajisjet elektronike të personave që dyshohet se kanë lidhje me Ballukun.
Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për ecurinë e hetimeve ndaj ish-numrit dy të qeverisë. Që prej dhjetorit 2025 dhe janarit 2026, me vendim të GJKKO, agjentët e BKH kanë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente private të personave të konsideruar si të afërt me të.
Në mesin e tyre përfshihen ish-vartës si Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, si dhe zyrtarë të tjerë të niveleve të larta.
Ndërkohë, prokurorët e SPAK kanë marrë autorizim edhe për kontrollin e pajisjeve elektronike të disa biznesmenëve në vend, përfshirë Arbër Abazi dhe Ilir Shtufi, të cilët dyshohet se kanë përfituar tendera gjatë kohës që Balluku ishte në detyrë.
Deri më 19 mars, celularët dhe kompjuterët e sekuestruar nuk ishin analizuar, për shkak të një vendimi të Gjykata Kushtetuese, i cili kërkonte që SPAK të siguronte më parë miratimin e gjykatës për aksesimin e të dhënave.
Pikërisht për këtë arsye, prokurorët iu drejtuan GJKKO për të marrë autorizimin përkatës. Pas shqyrtimit të provave dhe kërkesës së paraqitur, gjyqtari ka dhënë miratimin për aksesimin e plotë të pajisjeve elektronike të sekuestruara në zyra dhe banesa të personave të përfshirë në hetim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



