E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi zgjedh qeverinë e Kosovës me 66 vota pro dhe 49 kundër
Bota

Kuvendi zgjedh qeverinë e Kosovës me 66 vota pro dhe 49 kundër

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot për formimin e qeverisë së re, e cila mori 66 vota pro dhe 46 kundër, duke siguruar shumicën e nevojshme për të marrë mandatin qeverisës

Kryeministri dhe zëvendësministrat kryesorë

  • Kryeministër: Albin Kurti
  • Zëvendës-kryeministër i parë: Glauk Konjufca
  • Zëvendës-kryeministë të tjerë: Donika Gërvalla-Schwarz, Fikrim Damka  

Disa emra ministrash të qeverisë së re

(Këta janë propozimet kryesore të kabinetit të miratuar sonte.) 

  • Ministër i Financave: Hekuran Murati
  • Ministër i Punës, Familjes dhe Mirëqenies Sociale: Andin Hoti
  • Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
  • Ministër i Brendshme: Xhelal Sveçla
  • Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
  • Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrullah Çeku
  • Ministër i Kulturës: Saranda Bogujevci
  • Ministër i Sportit: Blerim Gashani
  • Ministër i Administrimit të Qeverive Vendore: Elbert Krasniqi  

Kjo qeveri udhëhiqet nga koalicioni i partive përfshirë Vetëvendosje (LVV), Guxo, Alternativa, si dhe partitë e komuniteteve të ndryshme, duke siguruar shumicën parlamentare të nevojshme për të nisur punën e re qeverisëse. 

Seanca plenare u zhvillua mes debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku përfaqësuesit e partive politike paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri.

Me këtë votim, ekzekutivi i ri merr zyrtarisht detyrën për të drejtuar vendin në një periudhë të konsideruar vendimtare për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend. Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe betimi i ministrave dhe nisja e punës së kabinetit të ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.