Kuvendi zyrtarizon kandidaturën e dytë për Kryeprokurorin e përkohshëm
Përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka sjellë një sërë kandidaturash për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm.
Arta Marku është 41-vjeçarja, e cila mund të zërë këtë post.
Marku është prokurore në Shkodër, ajo ka përfunduar në vitin 1999-të shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në vitin 2001, dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi.
Gjithashtu, pukiania garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës.
Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare, mësohet se nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.
Të përfolur si kandidatë janë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj.
Maxhoranca ka theksuar se gara për postin e Kryeprokurorit të përgjithshëm është e hapur deri të martën në orën 18:00.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



