E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është Flori, 17-vjeçari që humbi jetën gjatë orës së fizikulturës
Lajme

Ky është Flori, 17-vjeçari që humbi jetën gjatë orës së fizikulturës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrës, ku një nxënës 17-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur gjatë zhvillimit të një ore mësimore.

Nxënësi është Flori Saraçi, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë aktivitetit fizik në palestër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në ambientet e shkollës, ku i riu është ndjerë papritur keq. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

17-vjeçari ishte nxënës i gjimnazit Gjergj Kastrioti, i cili zhvillon procesin mësimor në ambientet e shkollës 9-vjeçare Marie Kaculini.

Autoritetet kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për shkaqe natyrale, ndërsa rasti mbetet në verifikim nga grupi hetimor.

Ngjarje të tilla janë të rralla në këtë grupmoshë, duke e bërë humbjen edhe më të dhimbshme për familjen, miqtë dhe komunitetin shkollor.

Ngushëllime të sinqerta familjes Saraçi për këtë humbje të rëndë. 🕊

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.