E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është Nikoll Radaçi, shoferi i aksidentit tragjik në Durrës
Lajme

Ky është Nikoll Radaçi, shoferi i aksidentit tragjik në Durrës

Përplas për vdekje dy fëmijë, një tjetër në gjendje kritike

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e kësaj të diele në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Automjeti tip “Benz”, që shkaktoi ngjarjen e rëndë në zonën e ish-Kënetës (lagjja nr. 15), drejtohej nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi. Sipas burimeve, ai ka rezultuar në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Testi i alkoolit i kryer nga policia pas ndalimit ka konfirmuar praninë e alkoolit në organizmin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në një moment kur fëmijët po luanin me top pranë rrugës. Dyshohet se mjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë, kur ka dalë nga kontrolli dhe ka përplasur tre të miturit. Përplasja ka qenë fatale për dy prej tyre, të cilët ndërruan jetë në vend, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje kritike dhe është transportuar për trajtim më të specializuar në Tiranë.

Sipas informacioneve nga zona, drejtuesi i mjetit njihej si person problematik, ndërsa pas aksidentit ai është shoqëruar menjëherë nga policia dhe më pas është arrestuar.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Nikoll Radaçi

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.