E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është shënjestra e atenatit në Shkodër, i lidhur me politikën dhe krimin
Flash

Ky është shënjestra e atenatit në Shkodër, i lidhur me politikën dhe krimin

Foto me Veliajn, Dulen dhe Dukën

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 43-vjeçari Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atenatit të regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku humbën jetën dy persona, si dhe u plagosën dy të tjerë.

Më konkretisht, Erogen Vaso alias Brajoviç mbeti i plagosur, ndërsa iu vra truproja  31-vjeçari Liridon Kraja alias Liridon Lushi. Po ashtu u vra edhe shtetasi Armando Pali, punonjës i IMT-së Shkodër dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, ndërsa u plagos 25-vjeçarja Meri Kaceri, e cila dyshohet se punonte si kamariere në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Si autor i krimit u arrestua pas atenatit, 28-vjeçari Ragip Gila, me precedent të mëparshëm penalë, i konsideruar si anëtar i grupeve kriminale në Shkodër.

Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç rezulton i lidhur si me politikën, po ashtu edhe me krimin.

Ai është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç, i cili pak kohë më parë u deportua nga Dubai, pasi akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër, ku sipas komunikimeve në “Sky Ecc”, krimi u krye me urdhët të grupit të Bajrave për llogari të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i konsideruar si anëtar i grupit të Bajrave, është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Ndërkohë, në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie.

Po ashtu, Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç njihet edhe për lidhjet e tij të forta me politikën.

Ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkopdër me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule. Në rrjetet e tij sociale gjen foto ku ai ka pozuar krah emrave të rëndësishëm të politikës, apo edhe me kreun e FSHF-së, Armando Duka./ Boldnews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.