Lajm i mirë, 11-vjeçari gjendet pas 24 orësh kërkimesh
Pas më shumë se 24 orësh ankth dhe kërkimesh intensive, është gjetur 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjen.
I mituri u lokalizua në ambientet e Portit të Durrësit, ndërsa rrethanat se si ka arritur deri atje mbeten ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, djali ishte larguar nga banesa drejt shkollës pas një debati me të ëmën, por nuk ishte paraqitur në mësim, çka ngriti menjëherë shqetësim te familjarët. Pas denoncimit, nisi kërkimi për gjetjen e tij.
11-vjeçari jetonte me nënën në zonën e Fresku, pasi prindërit e tij ishin të divorcuar.
Fatmirësisht, ai është gjetur shëndoshë e mirë, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë më tej rrethanat e largimit dhe mënyrën se si përfundoi në Durrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



