E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajm i mirë, ja kur do të hiqet tarifa ‘roaming’ për shqiptarët
Lajme

Lajm i mirë, ja kur do të hiqet tarifa ‘roaming’ për shqiptarët

Në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Shqipëria po përparon me ritme të larta drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ajo la të kuptohet se vitin e ardhshëm do të hiqen të gjitha tarifat “roaming” për përdoruesit shqiptarë brenda BE-së.

“Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Dua të theksoj se është një progres i mrekullueshëm dhe një shpejtësi rekord,” tha Von der Leyen, duke shtuar se planifikon që këtë vjeshtë të hapet kapitulli i fundit në procesin negociator.

Presidentja theksoi se ekonomia shqiptare ka fituar tashmë akses në tregun e përbashkët europian:

“Dy vite më parë ne lançuam planin e rritjes në BP dhe ekonomia juaj ka fituar akses në tregun tonë të përbashkët. Ju zbatoni reforma kyçe. Kemi një treg të tërë të gjerë të përbashkët, është një situatë ‘win‑win’. Vitin që vjen do të heqim të gjitha tarifat ‘roaming’ Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

Deklarata u prit me interes nga publiku dhe analistët, që dëshirojnë të shohin në praktikë rezultatet e reformave dhe angazhimet e BE-së për një Shqipëri më të integruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.