E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lali Eri  ‘blen” edhe Fevziun
Publik News

Lali Eri ‘blen” edhe Fevziun

(fotot tek sheshi)

Manovrave të lali Erit nuk i rreziston askush, madje as një gazetar me përvojë si Fevziu.

Kryebashkiaku e ka shfrytëzuar mirësinë e gazetarit që dje pas intervistën në emisionin Opinion, të shihnin sëbashku sheshin e ri Skënderbej, për tia shtitur këtë fakt si një mbështetje për kryeveprën e Rilindjes Urbane.

Pasi kanë mbaruar intervistën Fevziu dhe Veliaj janë hedhur deri tek sheshi i sapo përuruar dhe gazetari ka bëra aty disa foto për ti postuar në Instagram.

Por kaq ka mjaftuar për veliajn që ta ambalazhojë bukur fabulën e tij.

Gjatë një takimi elektoral me Ramën ai zbuloi se si e bindi prezantuesin e emisionit “Opinion“ Blendi Fevziu për cilësinë e lartë të punimeve në sheshin “Skënderbej”.

Veliaj tregoi se pas emisionit e shoqëroi Fevziun për tek sheshi, ku i pëlqeu transformimi, ndërsa nuk hezitoi që të bënte edhe foto te Skënderbeu.

Rama: Lali Eri ç’thoshte Fevziu mbrëmë?

Veliaj: Ja shokët që na panë…

Rama: Ai Fevziu të shqetëson…

Veliaj: Pas emisionit e mora me zor te sheshi, i pëlqeu shumë. Bëri edhe foto te Skënderbeu, ishte kënaqur…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.