E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Landfilli “sanitar” i inauguruar nga  Rama jashtë standardeve
Flash

Landfilli “sanitar” i inauguruar nga Rama jashtë standardeve

Denoncimi i deputetes Denisa Vata

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka denoncuar atë që e cilëson si një tjetër dështim të qeverisë Rama në qarkun e Matit, duke publikuar pamje nga landfilli i ashtuquajtur “sanitar”, i inauguruar vite më parë nga vetë kryeministri.

Sipas saj, impianti që u prezantua si zgjidhje moderne për menaxhimin e mbetjeve është shndërruar sot në një venddepozitim të hapur, të shembur dhe jashtë çdo standardi teknik e mjedisor.

Vata thekson se Bashkia Mat ka hequr koshat e mbeturinave në disa zona, duke i detyruar qytetarët t’i nxjerrin mbetjet jashtë oborreve, ku ato shpërndahen nga qentë endacakë deri në momentin që mjeti i pastrimit i mbledh sipas një orari të përcaktuar.

Sipas denoncimit, në landfill përzihen mbetje urbane, inerte dhe të dyshuara spitalore, pa asnjë ndarje në burim, pa kompostim dhe pa trajtim të lëngjeve të ndotura. Në terren mungojnë kushtet minimale të sigurisë dhe infrastruktura bazë për menaxhim të kontrolluar të mbetjeve.

Deputetja e PD e cilëson situatën si një “absurditet të paguar me paratë publike”, duke e konsideruar landfillin në Mat si simbol të dështimit të politikave qeveritare në menaxhimin e mjedisit dhe investimeve infrastrukturore.

Për më shumë detaje, ajo u bën thirrje qytetarëve të ndjekin materialet filmike të publikuara.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.