E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Largimi masiv i shqiptarëve: Një Goditje fatale për kombin!
Lajme

Largimi masiv i shqiptarëve: Një Goditje fatale për kombin!

 

Largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që u ofrohet është një realitet i hidhur që ka ndikuar në çdo aspekt të jetës sociale dhe ekonomike të vendit. Kur shpresa shuhet, veçanërisht te të rinjtë, atëherë vendi humb burimin e tij më të çmuar: energjinë dhe inovacionin e brezave të ardhshëm.

Qeveria aktuale ka arritur një statistikë të zbukuruar të ikjes nga vendi, duke e prezantuar këtë si një shenjë zhvillimi dhe lëvizjeje të lirë. Por e vërteta është ndryshe. Kjo ikje masive është një “colpo di grazia” (goditje fatale) për vendin tonë. Nga njëra anë, humbim forcën punëtore dhe nga ana tjetër, shohim një rrënim të komuniteteve lokale, ku fshatra të tëra po braktisen dhe qytete po zbrazen.

Shqipëria, vendi i fundit në Europë për nga varfëria, përballet me një sfidë ekzistenciale: si do të mbijetojmë si komb pa një rritje të qëndrueshme të popullatës? Emigrimi i rinisë shqiptare nuk është thjesht një statistikë, por një tregues i drejtpërdrejtë i dështimit të politikave qeveritare për të krijuar një mjedis të favorshëm për jetesë dhe punësim.

Në vend që të trajtohet ky problem me politika të thella dhe afatgjata, qeveria zgjedh të propagandojë arritje fiktive, duke fshehur të vërtetën e dhimbshme. Një vend pa të rinjtë e tij është një vend pa të ardhme. Kjo situatë është një alarm i fortë që kërkon ndërhyrje urgjente dhe të vendosur për të ndaluar këtë zbrazje të kombit.

Është koha që qeveria të shohë përtej statistikave të bukura dhe të përballet me realitetin. Të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për mundësi, për një të ardhme të sigurt dhe për shpresë. Pa këto, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm popullsinë, por edhe shpirtin e saj si komb.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.