Lëkundje të forta tërmeti në Greqi
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e së mërkurës, në orën 09:16, në veriperëndim të qytetit të Ksanthit, Greqi.
Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 5 kilometrash, ndërsa epiqendra ndodhej 12 kilometra në veriperëndim të Ksanthit.
Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, dhe qytetarët janë bërë me dije të qëndrojnë të informuar për ndonjë zhvillim të mëtejshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



