Lëkundje të forta tërmeti në Greqi
Mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur zonën e Kalavritës në Greqi.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, tronditja ka pasur epiqendrën rreth 6 kilometra në jugperëndim të qytetit dhe është regjistruar në një thellësi prej 24.3 kilometrash.
Lëkundjet sizmike janë ndier gjerësisht edhe në Korinth, Patra, Dimitsanë dhe në zona të tjera përreth, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



