E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Letër e Hapur anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese
Lajme

Letër e Hapur anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

 

Të nderuar gjyqtarë,

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë është themeli mbi të cilin ndërtohet demokracia jonë. Funksionimi i saj i pavarur dhe respektimi i vendimeve të saj janë parimet kryesore që garantojnë sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Vendimi i sotëm  në lidhje me fatin e  mandatit të deputetes Olta Xhaçka  tregon  se Republika jonë ka nevojë më shumë se kurrë pët një gjykim të matur dhe  vetëm duke zbatuar kushtetutën, larg interesave politike dhe personale. (Lexo vendimin sot)

Gjykata Kushtetuese “urdhër” socialistëve për mandatin e Olta Xhaçkës: Kuvendi shkeli ligjin, të zbatohet vendimi!

 

Në vitet e fundit, kemi vërejtur me shqetësim një tendencë të rrezikshme të anashkalimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga shumica socialiste në parlament.

Një shembull i freskët i këtij anashkalimi është vendimi për rrëzimin e disa ligjeve që shkelin Kushtetutën, të cilat janë miratuar nga shumica socialiste në parlament.

Këto vendime, që duhej të ishin zbatueshme dhe të detyrueshme për të gjithë, janë injoruar në mënyrë të hapur, duke minuar kështu autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe duke e vënë në dyshim integritetin e saj.

Kur parlamenti anashkalon vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ai jo vetëm që sfidon rendin kushtetues, por edhe prish balancën e pushteteve, një parim themelor i çdo demokracie.

Kjo situatë krijon një precedent të rrezikshëm, ku vendimet e gjykatave mund të shpërfillen nga ekzekutivi dhe legjislativi, duke krijuar kështu një klimë të paqëndrueshme ligjore dhe politike.

Gjykata Kushtetuese është krijuar për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të siguruar që çdo veprim i qeverisë dhe parlamentit është në përputhje me të.

Anashkalimi i vendimeve të saj nga shumica parlamentare është një sulm ndaj vetë shtetit të së drejtës dhe ndaj të drejtave tona si qytetarë.

Qytetarët e Shqipërisë, kërkojnë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe të zbatohen pa vonesë dhe pa asnjë kompromis.

Shumica parlamentare të ndalojë menjëherë anashkalimin e këtyre vendimeve dhe të veprojë në përputhje me parimet kushtetuese dhe ligjore.

Është koha që ne të ngremë zërin tonë dhe të kërkojmë që institucionet tona të respektojnë Kushtetutën dhe të mbrojnë demokracinë tonë.

Gjykata Kushtetuese të vazhdojë të veprojë me integritet dhe të mos lejojë që vendimet e saj të injorohen apo të anashkalohen. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë një të ardhme të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Nëse nuk respektohet Gjykata Kushtetuese, atëherë asnjë institucion tjetër nuk do të mund të mbajë përgjegjësi.

Të nderuar gjyqtarë ! Mos harroni se ju keni misionin me sublim  në historinë e shtetit shqiptar: Të mbroni Kushtetutën, dhe të drejtat tona dhe për të garantuar ingranazhet e  ndryshkura  në këto vite që  veté drejtësia të mbizotërojë. Mos harroni se në sistemin gjyqësor edhe pas reformës mijëra qytetarë presin “GODONË” e malit me dosje në Gjykatën e Apelit.

Ndaj të paktën nderoni emrin dhe ÇEKIÇIN e artë të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministrat dhe presidentë ,politikanë autoritarë;  do ikin e do vijnë, por shteti ynë  dhe kushtetueshmëria duhet të jenë të shenjta së pari për trupën tuaj të nderuar deri tek çdo qytar i thjeshtë  në këtë vënd.

Me respekt,
Naim Noka

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.